fbpx

Ndonëse u ndaluan me ligj, në Pejë mbushen tiketa të bastoreve – reagon Policia

Ndonëse u ndaluan me ligj, në Pejë mbushen tiketa të bastoreve – reagon Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dhe i ka ndaluar veprimtarinë një biznesi të paligjshëm që po organizonte veprimtari të lojërave të fatit në Pejë.

Policia e Kosovës ka konfiskuar një kompjuter dhe disa tiketa të bastores.

“Njësia policore me 12.06.2019 ka arrestuar të dyshuarin K-Shqiptar nën dyshimin se i njëjti kishte organizuar veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit (bastore). Si provë materiale janë konfiskuar një kompjuter dhe disa tiketa të bastores. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia.

Lojërat e fatit u ndaluan me ligj rreth dy muaj më parë, përmes një projektligji të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. /Insajderi.com