Sipas “Page Six”, aktori hollivudian Ben Aflleck dhe Ana de Armas u ndanë për arsye se nuk pajtoheshin mbi çështjen e krijimit të familjes. Por burime të revistës, thonë se kjo mund të mos jetë edhe fundi për çiftin e famshëm, njofton Insajderi.
Këtë të hënë revista njoftoi për ndarjen e çiftit duke cituar disa burime që thoshin se pas një viti lidhjeje dyshja nuk ishin në pajtueshmëri me njëri tjetrin.
“Ai nuk donte më shumë fëmijë”, tha burimi. “Ajo është në vitet e 30-ta. Kjo prishi punë”.
Aktori ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten e tij Jennifer Garner. De Armas në anën tjetër nuk është bërë nënë akoma.
Ndërsa u tha se vendimi për ndarje ishte i përbashkët, burime të afërta me dyshen thonë se ky nuk është fundi.
“Ata mund të ribashkohen”, tha burimi. “Janë të dashuruar. Njerëzit që i njohin e besojnë se kjo ndarje është vetëm e përkohshme”. /Insajderi.com