fbpx

Ndotja e ajrit është e dëmshme për gratë shtatzëna aq sa pirja e duhanit

Ndotja e ajrit është e dëmshme për gratë shtatzëna aq sa pirja e duhanit

Ndotja e ajrit është aq i dëmshëm për gratë shtatzëna sa pirja e duhanit që rrit rrezikun e abortit ka bërë të ditur një studim shkencor. Ata kanë thënë se gjetjet ishin tronditëse pasi që ajri toksik duhet të ndërpritet për të mbrojtur shëndetin e gjeneratave të ardhshme.

Tashmë është vërtetuar se ndotja e ajrit dëmton fetuset duke rritur rrezikun e lindjes së parakohshme dhe ndikon në peshën e ulët të foshnjave gjatë lindjes, shkruan “The Guardian”, përcjell Gazeta Insajderi.

Ekspozimi i tepërt në kohën gjatë ndotjes së ajrit rrezikon po ashtu edhe abortin, kjo është bërë në bazë të analizave që janë bërë në Brazil, në Itali dhe Mongoli.

Ndërsa sipas studimit të fundit është parë se dalja e tepër gjatë ndotjes së ajrit ka ngritur nivelin e ndotjes së dioksidit të azotit që janë të zakonshme në mbarë botë. Sipas këtij studimi është rritur rreziku i humbjes së shtatëzanisë me 16 përqind.

Doktor Matthew Fuller në departamentin e Mjekësisë Emergjente të Univeristeit të Utahut ka thënë se “Nëse e krahasojmë rritjen e rrezikut mbi efektet mjedisore të fetusit është e ngjashme si me tymin e duhanit për të humbur shtatëzanin në tre muajt e parë. Ndotja e ajrit prodhohet nga djegia e karburantit, veçanërisht nga automjetet me aftë”, ka thënë doktori Fuller.

Ndotja e ajrit dëmton foshnjat e palindura dhe kjo mund të jetë katastrofë globale, kanë paralajmëruar mjekët.

Ndërsa doktoresha, Sarah Stock nga Universiteti i Edinburgut që ka qenë pjesë e ekipit hulumtues ka thënë se  “ndotja e ajrit është shumë e dëmshme për shëndetin e miliona nënave, foshnjave dhe fëmijëve në mbarë botën. Masat për të reduktuar ndikimin e ndotjes së ajrit janë thelbësore për të siguruar shëndetin e gjeneratave të ardhshme”, ka thënë ajo.

Por ajo vuri në dukje se rreziku i abortit ndryshon në mënyrë të konsiderueshme me numrin e javëve të shtatëzanisë dhe se studimi nuk kishte qenë në gjendje të regjistrojë këtë informacion. /Insajderi.com