Ndotja me plastikë do të rritet për 1.3 bilion tonë deri në vitin 2040

Ndotja me plastikë do të rritet për 1.3 bilion tonë deri në vitin 2040

Përgjithësisht rreth 1.3 bilion ton të plastikes janë të paracaktuara për ambientin tonë, përfshi këtu tokën dhe oqeanet.

Kjo llogaritje është bërë sipas modelit global të problemit të plastikës për 20 vitet e ardhshme, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Dr Costas Velis nga Universiteti i Leeds ka thënë që numri është duke u rritur.

Mirëpo ai paralajmëron që ndotjet nga plastika do të shkojnë duke u rritur pas 20 vitesh, në përmasa që tani është e paimagjinueshme ta mendojmë.

“Është vështirë të paramendohet një sasi aq e madhe, por mënyra konkrete e vizualizimit do të ishte paramendimi se këto plastika do të mbulojnë SHBA-në për 1.5 herë.”

Winnie Lau nga Peë Charitable Trust i cili e mbështeti këtë kërkim tha se është me rëndësi vitale të shqyrtohet secila zgjidhje e mundshme.

“Nëse e bëjmë këtë ne do të mund reduktojmë sasinë e plastikës në oqeane, deri në 80 përqind deri në vitin 2040.”

Disa prej zgjidhjeve që këta hulumtues ofruan si të përshtatshme për të ulur nivelin e rrezikshëm të plastikës, janë si vijon;

  • Reduktimi i rritjes së prodhimit dhe konsumit të plastikës
  • Zëvendësimi i plastikës dhe letër dhe materiale të riciklueshme
  • Dizajnimi i produkteve dhe i paketimeve ricikluese
  • Reduktimi i mbeturinave të plastikës/Insajderi.com