“Ndriçimi i rastit të Astrit Deharit – kriter matës për VV-në që drejtësia të mos jetë e kapur nga politika”

“Ndriçimi i rastit të Astrit Deharit – kriter matës për VV-në që drejtësia të mos jetë e kapur nga politika”

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se tani që Vetëvendosje pritet ta marrë pushtetin, e ka në dorë të çështjen e rastit të Astrit Dehari.

Ai ka theksuar se, se drejtësia e ndikuar nga politika ka pamundësuar të hidhet dritë mbi krimin e kryer në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicër për rastin e Astrit Deharit vjen në kohën e fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet e 06 terorit 2019. Drejtësia e ndikuar nga politika ka pamundësuar të hidhet dritë mbi krimin e kryer në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Sprova e parë e Vetëvendosjes në raport me institucionet e drejtësisë është që ta pamundësojë ndërhyrjen politike në këto institucione”, ka shkruar Sherifi.

“Kërkesa e prindërve të Astritit, Avniut dhe Xhemiles dhe bashkëshortes Arta Boshtraj-Dehari për t’i nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e këtij krimi nuk ka alternativë”./Insajderi.com