Ndryshimet klimatike – Stina e verës është duke u bërë shumë e nxehtë për njerëzit

Ndryshimet klimatike – Stina e verës është duke u bërë shumë e nxehtë për njerëzit

Miliona njerëz në botë janë duke u ekspozuar në nivele të larta të stresit për shkak të vapës, një gjendje e rrezikshme e cila bën që organet të pushojnë së funksionuari.

Ngrohja globale mund të rrisë gjasat që vera të jetë shumë e nxehtë për njerëzit, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Ky fenomen quhet “Heat stress”. Heat stress ndodh kur trupi është paaftë të ftohë organet, prandaj temperatura vazhdon të rritet në nivele të rrezikshme dhe organet kryesore ndalen.

Zakonisht ndodh kur  teknika e trupit për të zbutur vapën ekstreme nuk funksionon, pra nuk arrin të djerësitet si pasojë e ajrit shumë të lagësht. Simptomat e kësaj gjendje mund të eskalojnë nga të fiktit deri të spazma dhe mosfunksionim të veshkave./Insajderi.com