Ndryshimi drastik i Kanitës, habitë fansat

Ndryshimi drastik i Kanitës, habitë fansat

Kanita u bë e famshme nga “X Factor”  ku befasoi jurinë me zërin e vaçant dhe talentin në një moshë shumë të  vogël.

Këngëtarja nuk iu nda muzikës për asnjë çast dhe së fundmi mori pjesë edhe në “Kënga Magjike” ku projekti i saj u prit shumë mirë nga publiku.

Mirëpo Kanita nuk është më konkurrentja e vogël e “X Factorit”, por është rritur  dhe ka ndyshuar  shumë në pamje.

Së fundmi Kanita ka postuar në Instagram një foto që i ka shokuar fansat  pasi këngëtarja ngjan shumë, madje mund të themi se është bërë sozi i Zara Larsson. Kanitës këtë fakt  ja kanë vënë në dukje fansa të shumtë dhe vërtet ngjashmëria është shumë e madhe.

Kanita nesër do të publikojë edhe  këngën e saj më të re në  bashkëpunim me Lindonin dhe projekti mban titullin “Stranger”.