Ndryshimi i klimës ndikon në migrimin e hershëm të zogjve për të gjetur ushqim

Qindra lloje zogjsh po migrojnë më herët gjatë vitit sesa 20 vjet më parë, sipas një studimi të ri - dhe gjithçka varet nga ndryshimi i klimës.

Ndryshimi i klimës ndikon në migrimin e hershëm të zogjve për të gjetur ushqim

Studiuesit amerikanë përdorën të dhëna të mëdha nga inteligjenca artificiale për të grumbulluar të dhënat e radarëve gjatë 24 vjetëve në sjelljet migratore të qindra lloje zogjsh – që përfaqësojnë miliarda zogj në total, transmeton KosovaPress.

Ata zbuluan se zogjtë që kanë sinkronizuar migrimin e tyre me disponueshmërinë e ushqimit – i cili është i ndikuar nga ndryshimi i klimës – tani e gjejnë orën e tyre migratore jashtë kohës së zakonshme.

Temperatura dhe migracioni janë aq të lidhura sa që ndryshimet më të mëdha në kohën e migracionit ndodhin në rajonet e SHBA-së që ngrohen më shpejt.

Ndryshimet ishin më të theksuara gjatë migrimit të pranverës sesa në vjeshtë, pasi zogjtë nxitojnë të arrijnë bazat e shumimit.

Për shkak të ndryshimit të klimës, këta faktorë tani mund të mos jenë sinkron me kalimin e zogjve shtegtarë dhe madje edhe ndërrimet delikate mund të sjellin pasoja negative për shëndetin e tyre.

Dhe ndërrimet e vëzhguara nuk do të thotë se migrantët po mbajnë ritmin e ndryshimit të klimës.

“Migrimi i shpendëve evoluoi kryesisht si një përgjigje ndaj ndryshimit të klimës,” tha autori Andrew Farnsworth nga Laboratori i Ornitologjisë Cornell.

Autorët besojnë se është një nga studimet e para që shqyrton ndikimin e ndryshimit të klimës në kohën e migrimit të shpendëve.

Ekipi përdori një mjet të mësimit të makinerisë të quajtur “MistNet”, zhvilluar nga profesori Dan Sheldon në Universitetin e Massachusetts Amherst, i cili ndihmon në identifikimin e anomalive te zogjtë.