”Atij duhet t’i vihet një emër më shumë kinez”, njoftoi media kineze" />

Ndryshojnë emrin e lumit, pasi tingëllonte arabisht

Ndryshojnë emrin e lumit, pasi tingëllonte arabisht

Nuk quhet më Aiyi. Kina ndryshon emrin e një lumi, pasi tingëllonte më tepër si në gjuhën arabe.

”Atij duhet t’i vihet një emër më shumë kinez”, njoftoi media kineze.

Aiyi është degë e Lumit të Verdhë, me një gjatësi rreth 180 kilometra lag Ningxia (veri), një rajon autonom me një popullsi më shumë se një e treta myslimane.

”Qeveria rajonale vendosi që degëzimi i lumit do të quhet Diannong”, njoftoi Zyra Rajonale për Çështjet Civile, përcjell Atsh.

Sipas së përditshmes kombëtare ”Global Times”, vendimi përfshin ”ndryshimn e emrit me konotacion në gjuhën arabe me një emër kinez dhe kjo për forcimin e kulturës tradicionale kineze”.