“Ndryshova hundën sepse më erdhi në majë të hundës” – Përgjigja epike e këngëtares shqiptare

“Ndryshova hundën sepse më erdhi në majë të hundës” – Përgjigja epike e këngëtares shqiptare

Njerëzve të ekranit , përveç pyetjeve mbi profesionet apo projektet e aktivitetet e tyre, iu drejtohen pyetje të shpeshta edhe mbi jetën private. Këtë gjë bëri edhe moderatori Alban Musa mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, me këngëtaren Gerta Mahmutaj.

Musa i parapriu faktit që pyetja e rradhës ishte shumë e ekzagjeruar dhe enkas i kërkoi Mahmutajt më shumë detaje mbi marrëdhënien e saj me Aurela Gaçen, e cila veçse një divë e skenës shqiptare është edhe kunatë me Gertën. Ndaj edhe me të qeshura Gerta është përgjigjur se i erdhi në majë të hundës duke folur për këtë gjë, e kështu vendosi të bënte edhe hundën.

“Nuk di çfarë të them për këtë pyetje, është një pyetje që më ka ardh në majë të hundës, prandaj e ndryshova hundën, se ishte kulmi.”,- tha Mahmutaj në studion e “Rreze Dielli”

Këngëtarja ishte e ftuar mëngjesin e sotëm për të na njohur edhe me këngën e saj më të fundit “Kush je ti”, bashkëpunim që vjen me njeriun e saj të zemrës, John Van Ride.