Në Zvicër – më shumë kishte vdekje vjet, se sa sivjet ma COVID-19

Në Zvicër – më shumë kishte vdekje vjet, se sa sivjet ma COVID-19

Zyra Federale e Statistikave në Zvicër ka njoftuar se nga janari deri ne fund të korrikut 2020, Zvicra regjistroi 39.211 vdekje.

Ky numër është më i ulët për 538 në krahasim me vitin e kaluar, 2019, njofton Insajderi.com.

Pra, Zvicra ka regjistruar më pak vdekje midis janarit dhe fundit të korrikut 2020 sesa gjatë së njëjtës periudhë të viteve të kaluara.

Masat e mbajtjes ndaj Coronavirusit kanë ulur ndjeshëm numrin e sëmundjeve të tjera.

Prandaj. Pavarësisht pandemisë në Zvicrër ka pasur më pak vdekje në shtatë muajt e parë të vitit sesa në të njëjtën periudhë të viteve të kaluara, zbulojnë gazetat zviceriane, Le Matin Dimanche dhe SonntagsZeitung.

Numri prej 39.211 vdekjesh nga të gjitha shkaqet për këtë pjesë të viti është i ngjashëm mesatarisht me pesë vitet e kaluara, por më i ulët për 538 në krahasim me vitin 2019 dhe 1685 në krahasim me 2015, një vit kur gripi sezonal dhe vala e nxehtësisë ishin veçanërisht fatale.

Masat e marra për të parandaluar përhapjen e virusit, siç është karantinimi, kanë rezultuar në më pak njerëz që vdesin nga sëmundje ose aksidente të tjera, thonë ekspertët për gazetat helvetike.

Për më tepër, “shumë sëmundje të tjera infektive janë zvogëluar falë higjienës dhe masave të distancës sociale të marra”, shpjegon Christoph Junker, epidemiolog në Zyrën Federale të Statistikave./Insajderi.com