Në 10 vjetorin e shoqatës, Halil Kastrati: “E kishim shumë të vëshitirë të kërkonim derë më derë”

Në 10 vjetorin e shoqatës, Halil Kastrati: “E kishim shumë të vëshitirë të kërkonim derë më derë”

Më 28 dhjetor, shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” festoi 10-të vjetorin.

Gjatë këtyre viteve, Halil Kastrati se bashku me shumë vullnetarë të tjerë kanë gëzuar shumë familjarë në mënyra të ndryshme.

Ai në një intervistë për Insajderin ka thënë se fillimet i kishin shumë të vështira madje edhe mosbesimin e qytetarëve.

“Fillimet  tona kanë qenë shumë të vështira, ka qenë një mund, një sakrificë jashtëzakonisht e madhe sidomos në fillimet tona, por mendoj që sinqeriteti, transparenca, metoda e punës sonë  dhe falë donatorëve dhe njerëzve vullnet mirë ne kemi arritë këtu ku jemi”, ka thënë Kastrati.

Halili thotë që pavarësisht vështërsive ata nuk u dorëzuan asnjëhere.

“Shumë herë jemi rrëzuar, shumë herë jemi mërzit e shumë herë edhe kemi qajt, dëshira ishte shumë e madhe por nganjëhere mundësia ishte e vogël”.

Për më shumë detaje, klikoni në videon e mëposhtme.