Në 11 vjetorin e pavarësisë Sali Berisha publikon fotografi të rrallë me Adem Jasharin!

Në 11 vjetorin e pavarësisë Sali Berisha publikon fotografi të rrallë me Adem Jasharin!

Në ditën e 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së shtetit të Kosovës, ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një foto me komandantin legjendar, Adem Jasharin.

Berisha shkruan se Adem Jashari ka qenë dhe vijon të mbetet kryetrimi i kombit shqiptar pas heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe luftëtarëve të tij.

Berisha i ka shoqëruar këto fjalë edhe me foto ku duket duke kryer homazhe tek busti i tij në “Rrugën e Durrësit” në kryeqytet.

“Me Komandantin legjendar Adem Jashari, kryetrimin e kombit pas Skenderbeut, dhe bashkluftetaret e tij. sb”, shkruan Berisha.