Në 46 vjetorin e themelimit, UP identifikohet me ngecje e probleme

Në 46 vjetorin e themelimit, UP identifikohet me ngecje e probleme

Në 46 vjetorin e themelimit të Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, rektori Ramadan Zejnullahu ka thënë se universiteti më i madh publik në vend nuk vazhdon të shihet më si sinonim i progresit shoqëror.

‘’Për fat të keq, në vitet e fundit, as si Universitet e as si shoqëri nuk kemi dëshmuar se jemi në këtë rrugë. Përkundrazi, jemi identifikuar më shumë me ngecje e më pak me arritje, më shumë me probleme, e më pak me aspirata’’, ka thënë Zejnullahu.

Në një letër dërguar medieve, Zejnullahu ka thënë se Universiteti duhet t’i përgjigjet aspiratës sonë të re – transformimit të Kosovës në Shoqëri të Dijes.

“Jo vetëm që duhet të jemi shoqëri që krijon dije dhe e shfrytëzon atë për të mirën e qytetarëve, por duhet të jemi shoqëri konkurrente e dijes që është në gjendje të ofrojë perspektivë për qytetarët e vet”, ka thënë ai.

Gjatë viteve të fundit, UP-ja është përballur edhe me skandale të shumta.  Kulmi ishte arritur në dhjetor të vitit 2013, kur ish-rektori Ibrahim Gashi u përball me akuza për publikim të punimeve shkencore në revista të dyshimta./Insajderi