Në 94 vjetët e tij komediani nuk ka bërë asnjë deklaratë politike, deri më tani

Në 94 vjetët e tij komediani nuk ka bërë asnjë deklaratë politike, deri më tani

Aktori i humorit dhe regjisori Mel Brooks nuk ka realizuar kurrë një video politike, deri në vitin 2020.

Djali i Brooks, Max, postoi një mesazh miratimi nga babai i tij në llogarinë e tij në Twitter të mërkurën, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

“Babai im, @MelBrooks, është 94 vjeçar. Ai kurrë nuk ka bërë një video politike. Deri më tani”, shkruan ai.

Brooks shihet i ulur në një karrige para një derë rrëshqitëse prej xhami, duke mbajtur një gotë ku shkruan “Cup of Joe”, një artikull nga kampanja e Biden. Dy djemtë e tij shihen përtej derës.

“Pas meje shihni djalin dhe nipin tim, dhe ata nuk mund të jenë me mua. Pse? Për shkak të këtij Coronavirus-i për të cilin Donald Trump nuk do t’ia dijë”, thotë regjisori.

“Vota ime shkon për Joe Biden”.

Ai vazhdon të thotë se e pëlqen Biden sepse ai e pëlqen shkencën dhe faktet dhe do të na ndihmojë të vazhdojmë para.

“Merreni një këshillë nga unë, votoni për Joe. Në rregull kaq kisha”, përfundon ai teksa përshëndet të gjithë sepse ka për të mbushur fletëvotimin.

Kjo video deri më tani ka më shume se 2.7 milionë shikime në Twitter. /Insajderi.com