Katër orë pasi trupi gjykues në Gjykatën e Krimeve të Rënda është tërhequr për të marrë vendimin për Saimir Tahirin ende nuk ka një të tillë.
Pritja e gjatë ka mbledhur në ambientet e gjykatës dhjetëra gazetarë, por edhe vetë ish-ministri shihet në foto e siguruara nga Top Channel se po pret me ankth i ulur në shkallët e gjykatës.
Mes të pranishmëve është edhe një përfaqësuese e ambasadës amerikane në Tiranë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkon në 8 vite.
Ai akuzohet për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.