“Në autobus ishin njerëz nga Kosova që punonin në Gjermani”

“Në autobus ishin njerëz nga Kosova që punonin në Gjermani”

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, ka thënë se në autobus ishin njerëz nga  Kosova që punonin në Gjermani.

” Në autobus ishin njerëz nga Kosova që punojnë në Gjermani dhe shkuan me pushime në Kosovë. Autobusi është në pronësi të kompanisë sonë nga Gjakova. Kjo është me të vërtetë e vështirë për të gjithë ne”, ka thënë ai.

Rreth orës 06:20 autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë, doli nga rruga.

Aksidenti la të vdekur dhjetë persona, ndërsa plagosu shumë të tjerë.

15 persona po raportohen se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ambasadori shprehu ngushëllime dhe falënderoi autoritetet kroate për ndihmën e ofruar.

“Unë do të doja të falënderoja Qeverinë e Republikës së Kroacisë dhe autoritetet që na ndihmuan në këtë moment të tmerrshëm. Unë vetëm mund të shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave, u kërkoj atyre të kenë mirëkuptim për ne dhe që të gjithë ne – Institucionet kroate dhe ato të Kosovës do të jenë pranë tyre në këto kohë të vështira, “tha Kasapolli.

Autobusi kishte 67 pasagjerë dhe 2 shoferë, njëri prej tyre ndërroi jetë. /Insajderi.com