Në bashkëpunim me Dafina Zeqirin? Në rrjet qarkullon një postim i vjetër i Rita Orës

Në bashkëpunim me Dafina Zeqirin? Në rrjet qarkullon një postim i vjetër i Rita Orës

Dafina Zeqiri ka një lidhje të ngushtë më Rita Orën dhe nënën e saj Verën. Shpesh i kemi parë duke mbështetur njëra tjetrën një rrjete sociale, mirëpo një postim i vjetër i Ritës që po qarkullon në rrjet, ka bërë fansat të besojnë se shpejt do të kemi një bashkëpunim, njofton Insajderi.

Në postimin e disa viteve, Rita Ora shkruan se shumë kënaqësi do donte të bashkëpunonte me Dafinën, duke shtuar se do të ndodh kur të vijë momenti i duhur.

“Një fans më pyeti nëse ka ndonjë artist shqiptar me të cilin do të doja të bashkëpunoja. POOO!!! Një artiste me të cilën do të doja të kisha një bashkëpunim është Dafina Zeqiri ose mund të them Dufye! E dua shumë atë vajzë. Vetëm kur të vijë momenti”, kishte shkruar Rita asokohe.

Gjithashtu, në të njëjtin postim më vonë shkroi se do të donte të bashkëpunonte me shumë artistë tjerë shqiptarë, veçse do donte që Dafina të ishte e para.

Postimi që po qarkullon në rrjete sociale, është shpërndarë nga Dafina në llogarinë e saj në Instagram, dhe nga asnjëra artiste nuk ka ndonjë indikacion se një bashkëpunim mund të jetë rrugës. /Insajderi.com