Në Beograd hiqet busti i atronautit rus Yuri Gagarin

Në Beograd hiqet busti i atronautit rus Yuri Gagarin

Statuja në Beograd kushtuar njeriut të parë në hapësirë ​​është hequr pas më pak se një jave, pas një proteste mbi madhësinë e kokës së saj.

Busti i kozmonautit sovjetik Yuri Gagarin, i ngritur në rrugën që mban emrin e tij në kryeqytetin serb, u hoq nga punëtorët të martën, raporton BBC, përcjell Insajderi.

Vendasit thanë se busti i vendosur pranë një dege të McDonald’s dhe përballë një qendre tregtare ishte një “fyerje” për njeriun që orbitoi Tokën më 12 prill 1961.

Aty paraqitej një bust i vogël i Gagarinit në krye të një bazamenti të gjatë, gjë që çoi në ankesat se statuja ishte jashtë përpjesëtimit.

Menaxheri i qytetit të Beogradit Goran Vesiç thotë se një punim i ri do të porositet dhe do të ngrihet vetëm pasi të miratohet nga “të gjitha institucionet relevante”.

Ishte e qartë se bashkia nuk kishte njohuri për projektin, madje as Ministria e Kulturës e as fondacioni që e kishte financuar atë.

Megjithatë, Vesiç tha se këtë herë Beogradi do ta ketë bustin e duhur. “Gagarin do të ketë një memorial  të denjë në Beograd për kontributin që ai ka bërë për njerëzimin,” tha ai.