Në bisedimet e para mes Afghanistanit dhe Talibanit, qeveria afghane kërkon armëpushim

Në bisedimet e para mes Afghanistanit dhe Talibanit, qeveria afghane kërkon armëpushim

Qeveria afghane ka kërkuar armëpushim me Talibanin, gjatë bisedimit të parë në mes të dy palëve.

Abdullah Abdullah i cili ka udhëhequr delegacionin ishte i stresuar që nuk ka “asnjë fitues përmes luftës”.

SHBA inkurajoi të du palët të arrinin një marrëveshje duke ju thënë “E gjithë bota do që ju të keni sukses”, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Afghanistani ka përjetuar dekada konflikti ku u vranë shumë civilë.

Bisedimet historike filluan të dielën, një ditë pas përvjetorit të sulmit 9/11 të al-Qaeda në New York, që qoi në operacionet militare të SHBA në Afghanistan.

Konflikti në Afghanistan është më i gjati në historinë e SHBA.

Deri më tani militantët kanë refuzuar të takojnë shtetin, duke i quajtur ata të pafuqishëm dhe kukulla amerikane.

Konflikti ende është duke vazhduar në Afghanistan, ku thuhet që prej shkurtit janë vrarë 12000 civilë./Insajderi.com