Në bregun e Turqisë gjenden trupat e tetë migrantëve

Rojet bregdetare të Turqisë kanë kumtuar se në breg në afërsi të Bodrumit kanë gjetur trupat e tetë migrantëve nga anija e cila transportonte rreth 40 udhëtarë.

Në bregun e Turqisë gjenden trupat e tetë migrantëve

Këto roje kanë arritur të shpëtojnë 31 migrantë kombësia e të cilëve nuk është përmendur.

Autoritetet lokale kanë pretenduar se rreth orës 7:20 sipas kohës lokale kanë marrë alarm dhe kanë shtuar se deri te fatkeqësia ka ndodhur disa kilometra nga ishulli grek Kos.

Në Turqi gjenden rreth katër milionë migrantë dhe refugjatë, të cilët kryesisht vijnë nga Siria.

Organizata ndërkombëtare për migrim (IOM) ka kumtuar se prej fillimit të vitit kanë humbur jetën 555 migrantë në përpjekje ta kalojnë Detin Mesdhe dhe të arrijnë në Evropë./Insajderi.com.