Në Çeki në tetor vetëm 2,2 për qind të papunë

Shkalla e papunësisë në Çeki në tetor 2019 ishte 2,2 për qind.

Në Çeki në tetor vetëm 2,2 për qind të papunë

Sipas të dhënave të Agjencisë Çeke të Statistikave (CZSO), shkalla e papunësisë në këtë vend ishte 2,2 për qind, gjë që është 0,1 për qind më shumë në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Shkalla e papunësisë te meshkujt ishte 1,8 për qind ndërsa te femrat 2,7 për qind.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Çekisë gjithashtu kanë treguar se shkalla e punësimit në tetor të vitit 2019 ishte 75,3 për qind, gjë që është për 0,2 më e lartë në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Shkalla e papunësisë në Çeki në tremujorin e dytë të vitit 2019 ishte 1,9 për qind, e që atëbotë ishte njëkohësisht edhe një prej shkallëve më të ulëta të papunësisë në gjithë Evropën.

Sipas të dhënave të CZSO, neto rroga mesatare aktualisht është 29.549 koruna çeke, gjegjësisht 1.160 euro. Rroga mesatare te meshkujt është 31.909 koruna apo 1.249 euro, ndërsa te gratë 26.887 koruna apo 1.052 euro.

Rreth 80 për qind të punësuarve në Çeki aktualisht marrin rroga duke filluar prej 15.680 koruna, gjegjësisht 613 euro, deri 52.531 koruna apo 2.056 euro./Insajderi.com.