Në cilat ekipe luajti Fadil Vokrri si futbollist?

Në cilat ekipe luajti Fadil Vokrri si futbollist?

Fadil Vokrri karrierën si futbollist e nisi tek Llapi, si i ri luajti tre vjet aty 1976-1979.

Në nivelin e profesionistit arriti kur u bashkua me Prishtinën në vitin 1980 ku qëndroi gjashtë vjet, pati 172 paraqitje dhe shënoi 55 gola.

1986–1989 luajti për Partizanin e Beogradit, ku në 55 ndeshje shënoi 18 gola.

1989–1990 Nîmes 24 ndeshje 13 gola.
1990–1992 Fenerbahçe 43 ndeshje 13 gola.
1992–1993 Bourges 18 30 ndeshje 10 gola.
1993–1995 Montluçon 39 ndeshje 12 gola.

Sa i përket kombëtareve, nga 1984 deri 1987 luajti 12 për ish Jugosllavinë duke realizuar 6 gola.

President i FFK-së u bë më 16 shkurt 2008 duke e pasuar Sabri Hashanin për të qëndruar deri më 9 qershor 2018, ditën edhe kur ndërroi jetë.

Pasues i tij është Agim Ademi. / Insajderi.com