Në cilin vend të Evropës ngasin vetura të vjetra?

Në cilin vend të Evropës ngasin vetura të vjetra?

Vetëm Malta e tejkalon këtë raport, me 775 makina për 1000 banorë, ndërsa treshen e mbyll Italia me 706 automjete për 1000 banorë. Sa i takon vjetërsisë së automjeteve, sipas scan-tv, shoferët në Luksemburg ngasin automjete personale të vjetra mbi gjashtë vjet, ndjekur nga Belgjika me një vjetërsi mesatare rreth tetë vjetësh.

Mesatarja e Bashkimit Evropian është 10,7 vjet për automjetet personale, 10,7 vjet për makinat e lehta tregtare dhe 11,7 vjet për automjetet e rënda tregtare.

Vendet e Evropës Lindore janë ato që ngasin automjete më të vjetra: makinat në Poloni janë mesatarisht 17,2 vjeçe, ndërsa automjetet e rënda tregtare në Greqi kanë mesataren më të keqe në rajon, me një vjetërsi mesatare 18,7 vjet, e ndikuar edhe nga kriza e thellë ekonomike.

Kriza ka ndikuar përgjithësisht në vjetërsinë e automjeteve në gjithë Evropën, ku vitet e përdorimit janë rritur në mënyrë konstante nga viti 2007, kur mosha mesatare e automjetit ishte 8,4 vjet.