Në Cyrih Forum për tregtinë dhe investimet në Kosovë

Në Cyrih Forum për tregtinë dhe investimet në Kosovë

Degët ekonomike të prezantuara janë: Përpunimi i metalit, i drurit dhe letrës, ndërtimi, IT dhe Telekomunikacioni, panelet solare, tekstili, artikujt ushqimorë dhe përpunimi i artikujve ushqimorë

Të mërkurën, më 14 qershor në organizim të Dhomës së Tregtisë të Cyrihut për Evropën e Mesme (Handelskammer Schweiz – Mitteleuropa (SEC), në Cyrih mbahet Forumi për tregti dhe Investimet në Kosovë, thuhet në tekstin e ftesës për pjesëmarrje që organizatori i ka dërguar albinfo.ch.

Pjesëmarrësit do të kenë rastin të takohen dhe të këmbejnë informacione me përfaqësues të kompanive kosovare dhe me ata të Qeverisë së Kosovës, që do të jenë të pranishëm.

Degët ekonomike të prezantuara janë: Përpunimi i metalit, i drurit dhe letrës, ndërtimi, IT dhe Telekomunikacioni, panelet solare, tekstili, artikujt ushqimorë dhe përpunimi i artikujve ushqimorë.

Ndër mysafirët eminentë të këtij aktiviteti janë: ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, Nazane Breca, Besian Mustafa, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për mbështetje të Investime, Visar Perani, zyrtar vendor i International Finance Corporation, Ekrem Hajdari, shef i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Bahri Berisha, drejtor i përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Sakip Imeri, drejtor i përgjithshëm i Administratës Kosovare të Tatimeve dhe Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Ndërsa pritet edhe pjesëmarrja e firmave zvicerane të cilat janë aktive dhe të suksesshme prej vitesh në Kosovë, thuhet në njoftim.

Ky prezantim zhvillohet në gjuhën angleze ndërsa pjesëmarrja është pa pagesë.

Aktiviteti mbahet në Zunfthause zur Schmieden, në Cyrih, duke filluar nga ora 9.00 dhe përfundon rreth orës 15,