Në dhjetor nisin operacionet e para për rikonstruktim të gjirit

Në dhjetor nisin operacionet e para për rikonstruktim të gjirit

Nga dhjetori i këtij viti do të fillojnë operacionet e para për rikonstruktimin e gjirit, njoftoi të enjten Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Sipas njoftimit, është e paraparë të trajtohen 37 femra, ndërsa 18 të tjera do të presin për rikonstruktimin, derisa të kalojë periudha 2-vjeçare nga operimi për heqjen e kancerit të gjirit.

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Siç njofton SHSKUK-ja, një numër i madh i grave kanë shprehur gatishmëri për t’iu nënshtruar intervenimeve kirurgjike rikonstruktive.

“Ekipi i kirurgëve plastikë në Kirurgjinë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë kontrolluar 55 gra të interesuara për rikonstruktimin e gjirit”, thuhet në njoftimin për media./Insajderi.com