Në ditën e fitorës – Haradinaj falenderon Turqinë për ndihmen e vazhdushme për popullin e Kosovës

Në ditën e fitorës – Haradinaj falenderon Turqinë për ndihmen e vazhdushme për popullin e Kosovës

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka marrur pjesë në 97-vjetorin e Ditës së Fitores dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, e cila shënon fitoren e Turqisë në betejën e fundit në luftën për pavarësi.

Haradinaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka falenderuar shtetin e Turqisë, për ndihmen e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe popullit të saj.

“Pata kënaqësinë që me ftesë të ambasadorit turk, Çagri Shakar, të marrë pjesë në 97-vjetorin e Ditës së Fitores së Republikës se Turqisë, me dëshirën për prosperitet dhe paqe për popullin dhe shtetin turk. Jemi përherë falënderues për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj në të gjitha periudhat e shtetndërtimit”, ka shkruar Haradinaj.