Në ditën e tërmetit festoi – tek sot Qemal Minxhozi kërkon të ndihmohet Shqipëria

Në ditën e tërmetit festoi – tek sot Qemal Minxhozi kërkon të ndihmohet Shqipëria

Në ditën e tërmetit festoi – tek sot Qemal Minxhozi kërkon të ndihmohet Shqipëria

Qemal Minxhozi, ambasadori shqiptar në Kosovë, ka kërkuar që të vazhdojnë ndihmat financiare ndaj Shqipërisë.

“Ne duam që të gjitha ndihmat të kanalizohen në një drejtim. Qeveria ka krijuar mekanizma që t’u jepet mundësia qytetarëve për të dhënë donacione. Ne jemi fokusuar për të kaluar emergjencën me batanije, ushqime dyshekë, çadra e të tjera, por tani ne mendojmë që të kalojmë në një fazë tjetër. Do të ishte e mirëpritur që ne të kishim mbështetje financiare, sidomos nga institucionet. Secili që e gjen veten aty që të jep para aq sa mendon për të zbutur pasojat e kësaj katastrofe të madhe njerëzore”, ka thënë Minxhozi në Info Magazine.

“Prandaj është bërë kjo e-albania.al/dhuro apo e-albania.al/donate dhe ka të gjitha mekanizmat brenda që kërkohen”.

Por vetëm tri ditë më parë, në ditën kur ndodhi tërmeti shkatërrues në Shqipëri, Minxhozi kishte zgjedhur të festojë, shkruan Insajderi.

Derisa në Durrës dhe Thumanë po kërkoheshin trupat e mbetur nën rrënoja – ambasadori shqiptar së bashku  kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinajn dhe kandidatin për kryeminsitër Albin Kurtin dhe shumë të ftuar të tjerë – festonin me verë dhe meze 107 vjetorin e Shqipërisë.

Verë dhe meze – festa absurde e ambasadës në një ditë tragjike

Skandali i ambasadorit Minxhozi – hesht ministria e Jashtme e Shqipërisë