Në ditën kur iu kthye djali nga Franca, vrau aksidentalisht gruan në Gjilan – rrëfimi i 60-vjeçarit për rastin tragjik

Në ditën kur iu kthye djali nga Franca, vrau aksidentalisht gruan në Gjilan – rrëfimi i 60-vjeçarit për rastin tragjik

Dy arsye për festë i kishte familja Jakupi nga fshati Selishtë e Gjilanit në Natën e Vitit të Ri, kur festohej nisja e një viti të ri dhe ardhja e njërit prej djemve të familjes nga Franca, ku kishte qëndruar për katër vjet si azilant. Mirëpo, dy gëzimet e familjes Selishta atë natë u kthyen në tragjedi shkaku i një vrasjeje aksidentale që ndodhi në oborrin e shtëpisë.

60-vjeçari Jakup Jakupi vrau aksidentalisht bashkëshorten e tij, Z.J., teksa po gjuante me armë të gjuetisë – të tipit Hungarian Submaschine – rreth orës 23:45, rreth 15 minuta para arritjes së Vitit të Ri.

Për këtë ngjarje, Prokuroria Themelore në Gjilan ngriti të hënën aktakuzë ndaj Jakup Jakupit nën dyshimin për kryerjen e dy vepra penale: “vrasje nga pakujdesia” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Insajderi ka siguruar aktakuzën e ngritur ndaj Jakupit nga prokurori i Shtetit, Arben Ismajli, në të cilën janë deklaruar i dyshuari Jakup Jakupi dhe dëshmitarët e tjerë: anëtarë të familjes Jakupi.

Në deklaratën e dhënë për hetuesit e Prokurorisë Themelore në Gjilan, 60-vjeçari që dyshohet se vrau aksidentalisht bashkëshorten e tij, u shpreh se atë natë e kishte marrë armën për të festuar ardhjen e djalit të tij, Drilonit, nga Franca – pas katër vitesh qëndrimi si azilant atje.

“I pandehuri Jakup Jakupinë deklaratën e tij ka deklaruar se: me datën 31.12.2018, kishin qenë së bashku me të gjithë anëtarët e familjes në shtëpinë time për ta festuar natën e viitit të ri si dhe për të festuar ardhjen e djalit tim Dritonit nga shteti i Francës i cili kishte mbi 4 vite që ishte azil atje, rreth orës 23:45 minuta, shumica e anëtarëve të familjes nga dhoma e ndejës kishin dalë jashtë për të shiquar fishekzjarret me rastin e ndërrimit të viteve, pasi që i kishte parë fishekzjarret të ndezura në shenjë gëzimi për djalin tim që ka ardhur pas 4 viteve, kishte hyrë brenda në shtëpi dhe e kishte marrë llovaçkën për të gjuajtur në ajër”, citohet të ketë thënë Jakupi.

“Pas marrjes së llovaçkës dy fishekë i kishte futur në llovaçkë dhe të njëjtat i kishte shkrepur, jashtë shtëpisë para ballkonit të shtëpisë, bashkshortja e tij në ato momente kur kishte shtënë me llovaçkë kishte qenë në qoshin e shtëpisë nga ana e majtë afër rrethojës së telit, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes kishin qenë pak më largë para shtëpisë, në një distancë rreth 7-8 metra, pasi që i kishte shkrepur këta dy fishekë në atë vend përsëri e kishte mbushur edhe me dy fishekë tjerë pushkën e gjuetisë, dhe e kishte përatitur për të gjuajtur përsëri por pushka e gjuetisë është bllokuar dhe i njejti kishte tentuar që të njejtën ta zhbllokoj dhe në atë moment pushka e gjuetisë kishte shkrepur, i njejti nga pakujdesia gjatë kësaj shkrepje e kishte goditur bashkëshorten e tij”, ka thënë Jakupi para hetuesve të Prokurorisë.

Ai ka thënë se “vendi i goditjes nuk i kujtohet sepse kishte qenë i hutuar dhe më vonë e kishte kuptuar se bashkëshorten e tij tani të ndjerë e kishte goditur në pjesën e epërme të shpinës ku e njejta më vonë edhe kishte vdekur, i njejti  kurr nuk e kishte rrahur dhe as që e kishte malltretuar, pushka e gjuetisë kishte qenë e tij, i njejti e kishte pasur lejen për pushkën e gjuetisë por e njejta kishte qenë me afat të skaduar, mirëpo unë kam paraqitur kërkesë për vazhdimin e lejes për pushkën e gjuetisë.”

Ndërkaq, njëri prej djemve të familjes, Arben Jakupi në dëshminë e tij dhënë në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka thënë se ai nuk ndodhej në oborrin e shtëpisë në momentin kur ndodhi vrasja që dyshohet të jetë aksidentale.

“Kishin qenë të gjithë anëtarët e familjes duke e festuar natën e vitit të ri, dhe rreth orës 24:00 kishin dalë në oborr për t’i ndezur dhe shiquar fishekzjarret, ku aty në oborr kishte qenë edhe nëna e tij tani e ndjera Zaidja, gjersa i njëjti kishte qenë në oborr para shtëpisë prindi I tij me pushkën e gjuetisë ishte gjuajtur dy here ndërsa në ato momente i njejti kishte hyrë brenda në shtëpi për ta marrë telefonin, dhe sa i  kujtohet pas tij kishte hyrë prindi i tij Jakupi brenda dhe më nuk e kishte pare kur kishte dalur jashtë, por vetëm se kur kishte ardhur kunata e tij Mimoza dhe më i kishte treguar se nëna e tij ishte plagosur me pushkë të gjuetisë”, ka dëshmuar Arben Jakupi.

Ai tregon se po ashtu se kunata e tij i kishte thënë se: “Baba  e ka rrokë pahiri nonën me pushkë”.

Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës, që i pandehuri të shpallet fajtor dy vepra penale dhe të dënohet sipas Ligjit, si dhe të njëjtit t’i konfiskohet arma e gjuetisë. /Insajderi.com