Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes lansohet nisma ‘Siguria ime varet nga ti’

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes lansohet nisma ‘Siguria ime varet nga ti’

Në ditën ndërkombëtare të Familjes, komuna e Prishtinës së bashku me SOS fshatin e fëmijëve në Kosovë kanë lanësuar nismën për mbrojtjen e fëmijëve, “Siguria ime varet nga ti”.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës bashkë me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë dhe KEC, lansuan nismën në mbrojtje të fëmijëve “Siguria ime varet nga ti!”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kjo nismë ka për qëllim sigurimin e mbrojtjen e fëmijëve nëpër shkolla.

“Kjo nismë do të realizohet në bashkëpunim me disa shkolla fillore në Prishtinë dhe ka për qëllim që përmes aktiviteteve edukative dhe avokuese të ndikojë në krijimin e shkollave më të sigurta, më mbrojtëse dhe më miqësore për çdo fëmijë”.

Akitivetitet për mborjen e fëmijëve do të realizohen në tri shkolla të Prishtinës ka njoftuar komuna e Prishtinës.

“Aktivitetet edukative-avokuese për mbrojtje të fëmijëve do të realizohen në tri shkolla të Komunës së Prishtinës: SHFMU “Gjergj Fishta”, SHFMU “Hilmi Rakovica” si dhe në SHFMU “Faik Konica”, ka bërë të ditur komuna e Prishtinës.

Komuna ka njoftuar se “përmes këtij bashkëpunimi do të bëhen përpjekje që të fuqizojmë funksionalizimin e mekanizmave për të ngritur vetëdijen, ndihmuar parandalimin, inkurajuar raportimin dhe lehtësuar reagimin ndaj çdo forme të dhunës dhe ngacmimeve”. /Insajderi.com