Në “Ditën Ndërkombëtare të Vajzave”, Rita Ora ka një porosi për vajzat në Kosovë

Në “Ditën Ndërkombëtare të Vajzave”, Rita Ora ka një porosi për vajzat në Kosovë

Data 11 tetor, njihet në disa vende të botës si “Dita Ndërkombëtare e Vajzave”, emëruar nga Kombet e Bashkuara.

Kjo ditë synon rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet me të cilat përballen vajzat në nivel ndërkombëtar, të tilla si arsimi, ushqimi, martesa e detyruar e fëmijëve, të drejtat ligjore dhe të drejtat për kujdes shëndetësor.

Sot, në kuvendin e Kosovës, është organizuar kjo ditë, ku një mesazh nga Rita Ora për vajzat e vogla nuk mungoi.

“Faleminderit Rita që shërben si inspirim për shumë vajza në Kosovë e anekënd botës. Krenohemi me ty”, u shpreh Vjosa Osmani, në postimin ku ajo ka ndarë videon në Facebook.

Këngëtarja në video-mesazhin thekson se çdo vajzë ka fuqinë të arrijë atë që zgjedhë të jetë në jetë.

“Përshëndetje! Jam Rita Ora. Nuk ka rëndësi nëse vendos të bëhesh këngëtare, balerinë, atlete, piktore, aktore, shkencëtare apo mjeke, ti duhet të zgjedhësh rrugën që dëshiron të ndjekësh! Kjo do t’i ndihmojë vajzat dhe gratë në Kosovë e në mbarë botën, të besojnë tek vetja dhe të kuptojnë që i kanë aftësitë, njohuritë dhe fuqinë e duhur për të zgjedhur të ardhmen e tyre”, thotë këngëtarja.

I jam mirënjohëse familjes time dhe shoqërisë që më kanë mbështetur në zgjedhjet e mia në karrierë, deri këtu ku jam. Çdo ditë bëj sakrifica dhe dua të vazhdoj kështu në mënyrë që të frymëzoj dhe motivoj, jo vetëm veten, por shpresoj dhe shumë vajza, kudo në botë. Vazhdoni përpara dhe sundoni botën në mënyrën tuaj. Dhe mbani mend ju keni fuqinë për ta bërë këtë!” përfundon Rita Ora. /Insajderi.com