Pasi qëndruan pak kohë në Milano, Mozzik dhe Loredana

Në Dubai jo vetëm për pushime – Mozzik dhe Elvana po xhirojnë videoklip?

Në Dubai jo vetëm për pushime – Mozzik dhe Elvana po xhirojnë videoklip?
Burimi i fotografisë: Mozzik/INSTAGRAM, ElvanaGjata/INSTAGRAM

Pasi qëndruan pak kohë në Milano, Mozzik dhe Loredana udhëtuan drejt Dubait dhe me vete kanë edhe vajzën e tyre, Hanën. Kështu u konfirmuan edhe thashethemet e një kohë të gjatë se ata janë kthyer bashkë, njofton Insajderi.

Postimet nga pushimet e tyre janë të shpeshta madje Mozzik dhe Loredana uruan edhe Pavarësinë e Kosovës me disa video dhe shkrepje shumë interesante nga Sahara.

Diçka që u përfol për gjatë dhe ka të bëjë me Mozzik është edhe një bashkëpunim mes tij dhe Elvana Gjatës. Së pari herë vitin e kaluar, ishte Prive që konfirmoi se dyshja artistike po vijnë me bashkëpunim dhe asnjë detaj nuk u bë më i ditur.

Ajo që ri-aktualizoi çështjen e bashkëpunimit ishte një fotografi e Elvanës në Sahara, tani në kohën e njëjtë që edhe Mozzik është atje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

Të gjitha dëshmitë na shtyjnë të besojmë se ata janë atje bashkë, dhe përveç pushimeve dyshja po punojnë edhe në videoklipin e ri. /Insajderi.com