Në Ferizaj arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë

Në Ferizaj arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë

Policia e Rajonit të Ferizajt, ka njoftuar se ka arrestuar katër persona nën dyshimin  për vjedhje të rëndë.

Të arrestuarit sipas policisë janë A.I. 19 vjeç, F.B. 18 vjeç, G.S. 19 vjeç dhe M.S. 21 vjeç.

Ata dyshohen se kanë hyrë me forcë në zyrat e shkollave të mesme “Elena Gjika” dhe “Shaban Hashani” në Ferizaj, nga ku kanë vjedhur tre loptopë, tre projektorë dhe një skaner me pajisjet përcjellëse.

Gjësendet e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Insajderi.com