Në foton e Krishtlindjes së Mbretëreshës Elizabeth mungon Harry dhe Meghan

Në foton e Krishtlindjes së Mbretëreshës Elizabeth mungon Harry dhe Meghan

Një foto e Mbretëreshës Elizabeth për Krishtlindje, është kritikuar tej mase, për vetë faktin që në të mungon Harry dhe Meghan.

Mbretëresha shihet e ulur pranë një tryeze ku shfaqen fotot e Princit Charles dhe William me familjen, por Harry, Meghan dhe vogëlushi Archie mungojnë.

Shumë e kanë interpretuar këtë foto si një mesazh që marrëdhënia mes familjes mbretërore dhe Harry-t nuk është në termat e duhur.

Kjo pasi siç mund ta dini tashmë, Meghan dhe Harry po devijojnë shumë nga traditat e festave mbretërore këtë vit.

Ata nuk do t’i kalojnë Krishtlindjet me Princin William, Kate Middleton dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore, por do t’i kalojnë pushimet me nënën e Meghan.

Por të tjerë e kanë interpretuar si një mesazh për vijimësinë e linjës mbretërore. Pas Mbretëreshës, në radhë për fronin është Princi Charles dhe më pas William.