Në fund të stinorit, Coutinho do të largohet nga Barcelona

Në fund të stinorit, Coutinho do të largohet nga Barcelona

Si duket kjo vërë do jetë plot të reja tek skuadra e Barcelonës. Pas zgjedhjes së presidentit të ri me shumë mundësi do ketë dhe ndryshime në ekip ku priten afrime të shumta, por gjithashtu pritet dhe të largohen shumë lojtarë, njofton Insajderi.

Pas zërave se Barcelona do nxjerrë në shitje Grizmann-in, ka thashetheme se francezi nuk do të jetë ylli i vetëm që do të largohet. Flitet se Barcelona do të nxjerrë në shitje dhe yllin tjetër, brazilianin Coutinho, i cili këtë sezon ka qenë thuajse inekzistent dhe për shkak të dëmtimit.

Mesfushori brazilian erdhi me bujë të madhe teksa nuk ka arritur të gjejë veten e tij tek ekipi blaugranas. Si duket Barcelona i ka Liverpool-it një shifër prej 50 milionë eurosh nga blerja e tij dhe katalanasit kërkojnë ta shesin që të paguajnë borxhin tek ekipi anglez. /Insajderi.com