Në gjendje të rëndë shëndetësore – veterani i luftës ndihmohet nga populli por jo nga institucionet

Ndonëse luftës i mbijetojë, Sadriu - veteran i luftës me 14 shkurt të këtij viti sa ishte duke punuar me shokët e tij në kulmin e një shtëpie, rrëzohet nga kati i dytë dhe pëson lëndime të rënda në boshtin kurrizor e në qafë, aq sa ende mbetet i pa lëvizshëm.

Në gjendje të rëndë shëndetësore – veterani i luftës ndihmohet nga populli por jo nga institucionet

Sadri Rexhaj nga Prizreni është veteran i luftës në Kosovë. Sadriu qysh në moshën 18 vjeçare së bashku me dy vëllezërit e tij Bekimin e Hysniun morën pjesën në luftën e Kosovës. Me vetëm 170 euro si pension prej veterani që merr kujdesej për të shoqen dhe katër fëmijët. Herë pas herë bënte edhe punë krahu.

Ndonëse luftës i mbijetojë, Sadriu me 14 shkurt të këtij viti sa ishte duke punuar me shokët e tij në kulmin e një shtëpie, rrëzohet nga kati i dytë dhe pëson lëndime të rënda në boshtin kurrizor e në qafë, aq sa ende mbetet i pa lëvizshëm. Për të mos mjaftuar me kaq, nga plagët e marra nga pakujdesia e mjekëve në Kosovë ai fiton edhe infeksione të thella (infeksione ultra spitalore) dhe dekobit (në trup hapen plagë të thella).

Nga Spitali i Prizrenit me 14 shkurt 40 vjeçari, baba i katër fëmijëve dërgohet në QKUK – përreth 25 ditë qëndron në koma.

“Ai ka fituar infeksione të thellë, ka varra prapa kokës e shpinës krejt nga pakujdesia e mjekëve”, ka thënë babai i Sadriut, Ganiu.

Gjendja rëndohet më shumë kur familja e tij 8 anëtarëshe, 5 vëllezërit, babai dhe nëna jetojnë në kushte të vështira. Trajtimi i tij është tejet i kushtueshëm. Për 20 ditë u shpenzuan afër 16 mijë euro vetëm për blerjen e barnave lëvizjet nga një spital në një tjetër.

Duke i parë që Sadriu po u shkonte para syve që gjendja e tij vetëm sa përkeqësohej, familja vendosën t’a dërgojnë jashtë vendit. Falë ndihmës së miqve, qytetarëve e dashamirëve Sadriu është duke u trajtuar në njëri nga spitalet e Shkupit. Nga 10 maji ai është i shtrirë në spitalin e Shkupit.

“Derisa është i palëvizshëm, patjetër duhet me gjetë një dert dikun me bo diçka për të, patjetër s’lihet ashtu as i gjallë as i vdekur – gjysmë i vdekur është ai” ka rrëfyer babai i veteranit.

Edhe, Agimi vëllai i tij tha se ata kanë shpresën që vetëm ato infeksione t’i kalojnë sepse mjekët i kanë se gjasat për të qenë i lëvizshëm sërish janë të vogla.

“Neve na mjafton me kolicë me qenë, veç me pa që është gjallë”, tha ai për Insajderin.

Më poshtë gjeni rrëfimin e plotë të Gani Rexhajt, babait të Sadriut:

Për t’a ndihmuar Sadriun këto janë të dhënat:

Numri i xhirollogarisë në Raiffeisen Bank 1502031002328186

Nga Diaspora IBAN : XK05-1502031002328186