Në Gjermani mund të zgjaten kufizimet kundër Covid-19 edhe për një javë

Ndërsa qytetarët në Gjermani presin lajme lidhur me përfundimin e kufizimeve të koronavirusit, shefi i shtabit të kancelares, Angela Merkel njoftoi sot se masat ka të ngjarë të zgjaten ta paktën edhe një javë tjetër.

Në Gjermani mund të zgjaten kufizimet kundër Covid-19 edhe për një javë

“Rregullat që diktojnë se njerëzit mund të takohen në një distancë prej 1,5 metrash, me përjashtime për ata që jetojnë së bashku, me siguri do të zgjaten deri më 10 maj”, theksoi Helge Braun.

Komentet e tij erdhën disa orë përpara se Merkel të priste bisedonte me kryeministrat e 16 shteteve federale të Gjermanisë lidhur me përgjigjen ndaj koronavirusit.

Braun shtoi se më 6 maj do të zhvillohet një diskutim më i gjerë për lehtësimin e mëtejshëm të kufizimeve.