Në Gjilan dhe Dardanë, Vetëvendosje prin bindshëm [foto]

Në Gjilan dhe Dardanë, Vetëvendosje prin bindshëm [foto]

Vetëvendosje ka arritur të fitojë më shumë se 38 për qind të votave (38.29%) në Dardanë, pas numërimit të 76 për qind të votave.

Në vendin e dytë në Dardanë është renditur koalicioni LDK-AKR, të cilët kanë arritur të fitojnë 27 për qind të votave, raporton Insajderi.

Në vendin e tretë është koalicioni PDK-AAK-NISMA, që ka fituar 20.86 për qind të votave.

Edhe në Komunën e Gjilanit, Vetëvendosje është duke fituar pas numërimit të 42 për qind të votave. VV ka arritur të fitojë 37%,.

Në vendin e dytë, pas numërimit të 42 për qind të votave në Gjilan, është koalicioni LDK-AKR, me 27.77% të votave të fituara.

PDK-AAK-NISMA është në vendin e tretë me 23 për qind të votave të fituara. /Insajderi.com

Rezultati në Dardanë, pas 38 për qind të votave të numëruara:

Rezultati i zgjedhjeve në Gjilan, pas 42 për qind të votave të numëruara: