fbpx

Në Gjirin e Omanit shpërthejnë edhe dy tankerë me naftë

Incident i ri me tankerë të cilët transportojnë naftë. Mediet iraniane pretendojnë se janë sulmuar dy tankerë në Gjirin e Omanit. Janë dëgjuar dy shpërthime.

Në Gjirin e Omanit shpërthejnë edhe dy tankerë me naftë

Mediet libiane pretendojnë se njëri prej tankerëve tashmë po fundoset.

Ky incident i fundit shkaktohet një muaj pasi dy tankerë të Arabisë Saudite janë sulmuar në ujërat e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ata kanë transportuar naftë për SHBA, ndërsa Uashingtoni konsideron se pas këtij sulmi qëndron Irani.

Gjithë kjo ka shkaktuar rritje të tensioneve në marrëdhëniet në mes Uashingtonit dhe Teheranit, të cilët edhe ashtu janë buzë të luftës.

Incidenti më i ri ka ndodhur sot në mëngjes në Gjirin e Omanit, kur janë dëgjuar dy shpërthime në tankerë të cilët transportonin naftë, ka transmetuar televizioni shtetëror iranian, duke u thirrur në rrjetin televiziv Al-Alam.

Në këtë raport është vlerësuar se bëhet fjalë për sulm ndaj tankerëve. Më vonë është marrë vesh se janë në pyetje tankerët e kompanive “Front Line” dhe tjetri i firmës “Kokuka Courageos”, i cili  lundron nën flamurin e Panamasë. Disa medie kanë transportuar se bëhet fjalë për tankerë norvegjezë./Insajderi.com.