Në Holandë arena e spektaklit të Eurovision shndërrohet në spital

Teatri Ahoy i Roterdamit, i cili duhej të priste koncertin Eurovisionin në muajin maj, është shndërruar në një spital urgjence për të sëmurët nga koronavirusi, raportoi BBC.

Në Holandë arena e spektaklit të Eurovision shndërrohet në spital

Në këtë moment janë vendosur 82 shtretër por struktura që është ndërtuar në kohë rekord brenda arenës do të jetë në gjendje të akomodojë deri në 688 vende duke çliruar kështu spitalet hollandeze nga ngarkesa e tepërt e javëve të fundit.

Tashmë janë evidentuar 2 945 viktima të Covid-19 në Hollandë dhe gati 9 000 njerëz janë shtruar në spital.

Në spitalin e përkohshëm do të ketë gjithashtu një zonë të rezervuar për të afërmit që, me doreza, maska dhe kostume mbrojtëse, do të jenë në gjendje të qëndrojnë pranë të dashurve të tyre. Pacientët e parë pritet të arrijnë këtë javë./ata.