
Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se tre persona janë ndaluar në fshatin Veriq të Istogut pasi në veturën e tyre me rimorikio janë gjetur 145 kilogramë marihuanë.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:00.
Prokuroria ka thënë se tre personat janë ndaluar nën dyshimin se kishin për të kryer vepër penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikikotrope dhe analoge” nga neni 273 lidhur me nenin 281 dhe 31 të KPRK-së.
“Lidhur me këtë rast kundër të pandehurve do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit, do të sekuestrohen mjetet e kryerjes së veprës penale dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale”, thuhet në njoftim.