Në Itali konfiskohen më shumë se tre tonë kokainë

Më shumë se tre tonë kokainë nga veriu i Afrikës që ishin dedikuar të arrijnë në Marsejë janë konfiskuar në Itali, ka kumtuar prokuroria e këtij qyteti francez.

Në Itali konfiskohen më shumë se tre tonë kokainë

Tre persona janë arrestuar në afërsi të Marsejës, dhe ata dyshohen se planifikonin ta presin drogën atje.

Droga e konfiskuar është me vlerë prej 230 milionë euro, dhe ishte fshehur në 90 thasë në një kontejner të anijes me banane./Insajderi.com.