Në Itali rriten rastet e vdekjeve dhe të infektimeve me Covid-19

Në Itali rriten rastet e vdekjeve dhe të infektimeve me Covid-19

Italia ka vazhduar të shënojë rritje të rasteve me koronavirus, raporton Balkanweb, transmeton Insajderi.

Në 24 orët e fundit, në shtetin Apenin janë regjistruar 1.585 raste pozitive me Covid-19, nga 101.773 tamponë të bërë.

Numri i viktimave në 24 orët e fundit ka shkuar në 13, ndërsa të shëruar janë 689 persona.

Lombardia dhe Kampanja njihen si territoret më të prekura me virus në 24 orët e fundit, me 281 raste respektivisht 195 raste.

Nga fillimi i pandemisë, në Itali janë të prekur me virus 293.025 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 35.658 persona. /Insajderi.com