Në Itali shënohen 20 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Në Itali shënohen 20 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Itali, ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 1.912 raste të reja pozitive, transmeton Insajderi.

Në anën tjetër, në 24 orët e fundit, janë shënuar edhe 20 viktima nga koronavirusi. Këto shifra të vdekjeve, çojnë në 35.801 numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë.

Zona e Lombardisë është në krye të infektimeve me 277 raste, pastaj Campagna me 253 raste, dhe pastaj Lazio me 230 raste të reja.

Ndërkohë, 306.235 janë raste pozitive në Itali, duke përfshirë personat e vdekur, të shëruarit dhe ata që janë aktualisht pozitiv. /Insajderi.com