Në janar i refuzoi, por tani thotë krejt diçka tjetër Xavi

Në janar i refuzoi, por tani thotë krejt diçka tjetër Xavi

Xavi Hernandez që fitoi 25 tituj me Barcelonën si futbollist dhe mbetet ndër ikonat e klubit.

Trajneri i Al Sadd në muajin janar e pati refuzuar ofertën për tu bërë trajner i Barcelonës, para se ekipi ta emëronte trajner Qique Setien në vend të të shkarkuarit Ernesto Valverde.

‘Erdhën në janar. Nuk ishin rrethanat dhe koha e duhur për ta pranuar ofertën’, kishte thënë në janar Xavi, por tani duket se ka ndërruar mendje.

‘Dua të marr vendime që më lidhin me Barcelonën, unë nuk përjashtoj asgjë’, ka thënë Xavi, transmeton Insajderi.

Zgjedhjet presidenciale të ekipit Barcelona zhvillohen verën e vitit 2021, ku drejtuesi aktual Josep Maria Bartomeu ka thënë që nuk do të kandidoj.

Me krejt këto ndryshime që mund të ndodhin, ish shoku i skuadrës së Xavi, Juan Antonio Pizzi beson se legjenda e klubit është e ardhmja e shtabit teknik tek Barcelona.

‘Jam i bindur se e ardhmja e Xavi dhe e ardhmja e Barcelonës do të bashkohen në një moment, nuk e di nëse në dy vjet ose pesë vjet ose tetë vjet, por Xavi do të jetë trajner i Barcelona, ​​nuk ka dyshim në lidhje me këtë’.

Nën drejtimin e Xavi, ekipi Al Sadd brenda një fiti ka fituar Superkupën (2019) dhe Kupën (2020) e Katarit.

Insajderi.com