Në Japoni lind bebja me gjithsej 258 gramë

Një djalë në Japoni ka lind me gjithsej 258 gramë, ka qëndruar në spital gjashtë muaj e gjysmë, në repartin intensiv dhe të inkubatorëve, dhe tani po del nga spitali shëndosh e mirë, ka publikuar drejtoria e spitalit.

Në Japoni lind bebja me gjithsej 258 gramë

Është lind një bebe me prerje cezariane në javën e 22 të shtatzënisë për shkak të vështirësive në lidhje me tensionin e lartë të nënës.

Deri më sot, rekordin në Japoni e ka mbajtur një djalë i cili ishte i rëndë 268 gramë dhe u lirua nga spitali shëndosh e mirë në shkurt të këtij viti.

Ky “gishtëz rekorder” u quajt Riyuske Sekiya dhe tani është i rëndë më tepër se tre kilogramë.

“Pinë qumësht dhe tani edhe mund të lahet. Jam aq e lumtur që mund ta shikojë se si po rritet”, ka thënë nëna e tij para kamerave televizive.

Rastet e mëparshme të fëmijëve të cilët janë lindë me peshë shumë të vogël që kanë dalë nga spitali pa ndonjë problem shëndetësor janë shënuar në Gjermani në vitin 2009, kur ishte lindur një djalë me 274 gramë peshë, pastaj në Japoni më 2009 djali me 297 gramë. Pasojnë në vitin 2011 djali me 294 gramë, dhe më 2015 djali me 289 gramë, sipas Regjistrit Ndërkombëtar të Universitetit në Ajova, në SHBA.

Vogëlushja e cila mban rekordin është lind në  vitin 2015 në Gjermani dhe ka qenë e rëndë 252 gramë./Insajderi.com.