Në Jemen kanë vdekur nga uria 85.000 fëmijë deri në pesë vjeç

Organizata ndërkombëtare humanitare “Save the Children” vlerëson se ka vdekur një numër i madh, rreth 85.000 fëmijë më të vegjël se pesë vjeç për shkak të mosushqimit gjatë tri vjetëve të luftës në Jemen.

Në Jemen kanë vdekur nga uria 85.000 fëmijë deri në pesë vjeç

Organizata pretendon se ky është vlerësim “konservativ” e bazuar në shkallë mesatare të vdekjes për mosushqim akut i cili, sipas Kombeve të Bashkuara është duke goditur më tepër se 1,3 milionë fëmijë në Jemen prejse koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka hyrë në luftë kundër kryengritësve jemenas Hutë në mars të vitit 2015.

Jo vetëm se fëmijët po vdesin nga bombardimet, por shumë më tepër prej tyre po vdesin edhe nga uria, gjë që mund të shmanget plotësisht, ka thënë drejtori i organizatës “Save the Children” në Jemen Tamer Kirolos dhe ka shtuar se fëmijët të cilët vdesin në këtë mënyrë jashtëzakonisht vuajnë.

Lufta në Jemen ka shkaktuar krizë më të rënd humanitare në botë, ndërsa Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar muajin e kaluar se deri në 14 milionë jemenas janë në kufi të urisë. KB po përpiqen t’i ngjallin negociatat për përfundimin e luftës trevjeçare në këtë vend.

Së paku 6.800 civilë janë vrarë dhe 10.700 të tjerë janë plagosur në këtë luftë sipas gjetjeve të KB. Për shkak të luftimeve dhe bllokadës së pjesshme të vendit, 22 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare./Insajderi.com.