Deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu, ka zgjedhë që për festën e ’28 Nëntorit’ të kritikojë.
Kritika e saj ka të bëjë me mungesën e një shtatoreje për komandantin legjendar, Adem Jashari, në Prishtinë.
“Edhe në këtë 28 Nëntor ende s’u gjetë një vend për Ty në Kryeqytetin e Republikës Komandant!”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Duke uruar që Nëntorin tjetër, në 20 vjetorin e pavdeksisë tënde te na bashkosh të gjithëve në Prishtinë, të gjithë shqiptarëve, ju uroj ditën emblematike të Kombit tonë, Urime 28 Nëntori!”, ka përfunduar ajo./Insajderi.com