Në këtë shtet vendosen ngrohje nën totuarë

Në këtë shtet vendosen ngrohje nën totuarë

Trotuarët janë vendet ku krijohen ngrica gjatë dimrit dhe që e bëjnë të vështirë ecjen mbi ta, por në Islandë nuk është kështu.

Atje, përdoret uji i nxehtë gjeotermik për të ngrohur shtëpitë. Uji i nxehtë vjen në shtëpi me një temperaturë prej 74 gradë C dhe qarkullon nëpër radiatorë të cilët lëshojnë nxehtësinë në temperaturën më të pranueshme të mundshme dhe në mënyrën më efikase.

Ndryshe nga vendet tjera, Islanda ka filluar implementimin e ngrohjeve edhe nën trotuare, kjo për të mundësuar shkrirjen e menjëhershme të borës dhe akullit në mënyrë që këmbësorët të mos rrëshqasin dhe lëndohen.

Kjo tregon edhe njëherë se si ky shtet kujdeset maksimslisht për banorët e vet duke ju siguruar edhe në rrugë mbrojtjen nga i ftohti.