Në kohë pandemie, Mozzik po arrin kulmin e kreativitetit të tij

Në kohë pandemie, Mozzik po arrin kulmin e kreativitetit të tij

Albumi i fundit i Mozzik, u prit me padurim nga fansat e tij. Më 31 korrik të këtij viti, u publikua “MozzArt” me 20 këngë, që ishte pikërisht çfarë fansat po prisnin e pak më shumë, njofton Insajderi.

Shpërthimi i pandemisë dhe bllokimi paskan frymëzuar artistin për më shumë krijim, sepse ai dot me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, zbuloi se një album i ri është gati.

Reperi thekson se pandemia ka qenë periudha me kreative e tij deri më tani, me albumin e ri rrugës që ende nuk i është vendosur emri.

“Një album shumë shpirt, emocion, motiv, dhimbje, sakrificë”, shkruan në videon që ai ka ndarë në Instagram. “Por fundja, kjo është puna që di të bëj më së miri që quhet muzikë”.

 

View this post on Instagram

 

ALBUM SOON ✔️ 100% 🔥🔥🔥 #OnlyHits #2EUROGANG @rzonmusic tell em bruh ⭐️

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

Videoja, përfundon me reperin i cili thotë se së shpejti do të përditësojë fansat dhe ndjekësit e tij për detaje të reja.

Postimet paraprake të reperit, i cili thoshte se albumi “MozzArt”, nuk ka të krahasuar me atë që do të vijë, tani marrin kuptim të plotë. Artisti i cili tha se 2020-ta do të jetë viti i tij, po vazhdon të na dëshmojë se paska pasur të drejtë. /Insajderi.com